Veseli në “Javën e Gruas” pyetet për ofendimin ndaj Albulena Haxhiut

Veseli në “Javën e Gruas” pyetet për ofendimin ndaj Albulena Haxhiut

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli nuk është ndarë aspak mirë sot gjatë kohës sa kishte shkuar pët të diskutuar me gratë në organizimin që po mbahet në kuadër të “Javës së Gruas”.

Ai është pyetur për ofendimin që i kishte bërë deputetës së Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiut.

“Ju keni ardhur në Javën e Gruas, por a e dini çfarë ofendimi i keni bërë një grua e cila është deputete e Kuvendit të Kosovës. Si e ndini vetën qe e keni ofenduar deputetën e Kosovës”, ka qenë pyetja e njërës nga gratë pjesmarrëse në këtë organizim.

Edhe në këtë rast, Kadri Veseli  nuk i është përgjigjur pyetjës konkrete por ka filluar të flas për veshtirësitë dhe situata e pakëndshme që ka pasur prej kur është bërë kreyparlamentar. E pastaj ka folur për situatat e veshtira gjatë kohës së protestave me gaz lotsjellës të opozitës.

Madje edhe pse ai vetë ishte protagonist i pakujdesisë dhe ofendimit edhe në këtë rast u ka bërë thirrje të gjithë zyrtarve të jenë të kujdeshshëm dhe të matur.