Veseli premton se buxheti në bujqësi do të jetë 100 milionë euro

Veseli premton se buxheti në bujqësi do të jetë 100 milionë euro

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli ka vizituar sot komunën e Drenasit.

Lideri i PDK-së tha se ‘Fillimi i Ri’ prioritet kryesor e ka zhvillimin ekonomik përmes mbështetjes së bizneseve private dhe ndërmarrësve e fermerëve, për ti zhvilluar veprimtaritë e tyre dhe për të rritur numrin e të punësuarve.

“Koncepti i Fillimit të ri ndërlidhet tërësisht me përmirësimin e jetës së qytetarëve tanë. Me rritjen e prodhimit në Republikën e Kosovës, me zhvillimin ekonomik. Nuk ka tjetër prioritet që kemi si Parti Demokratike e Kosovës. Ky do të jetë prioriteti kryesor në katër vitet e ardhshme në qeverisjen tonë. Me forcën tuaj dhe fuqinë tuaj do të fitojmë bindshëm më 11 qershor. Ne do ti ndihmojmë bizneset, tu lehtësojmë punët e tyre dhe në të njëjtën kohë ti stimulopjmë ato që të zgjerojnë fushë veprimtarinë e tyre duke zgjeruar edhe prodhimin dhe më pas punësimin e djemve dhe vajzave kosovare”, ka thënë Veseli.

Përmes implementimit të platformës “Fillimi i Ri”, kryetari Veseli tha se do të dyfishohet numri i të punësuarve në fushën e prodhimtarisë, ndërsa i siguroi qytetarët se do të dyfishohet buxheti në fushën e bujqësisë, përkatësisht nga 58 milionë sa është aktualisht do të bëhet mbi 100 milionë euro, të cilat do të ndahen si grande dhe subvencione për fermerët.

Kryetari i PDK-së porositi qytetarët e Drenasit dhe gjithë Drenicës që më 11 qershor të dalin në zgjedhje e ta mbështesin edhe më fuqishëm sesa më parë Partinë Demokratike të Kosovës.