Veseli premton rritje pagash për 30%

Veseli premton rritje pagash për 30%

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës ka thënë në një tubim me udhëheqës të bizneseve në Kosovë, se do të ketë rritje pagash prej 30 për qind në sektorin publik

Veseli ka folur edhe për sektorin privat dhe prodhimet e kompanive në sektorin privat të cilat tha se duhet të mbështeten.

“I gjithë koncepti i ‘Fillimit të Ri’ ka të bëjë me ndërmarrësi, ka ardhur koha që të mbushet vendi me fabrika, të cilat prodhojnë Made in Kosova”, pohoi Veseli.

Ai ka shtuar se bashkë me partnerin e tij në koalicion dhe kandidatin për kryeministër të koalicionit PDK-AAK-Nisma, Ramush Haradinajn, do të lëvizin drejt zhvillimit, njofton klan kosova.

“Së bashku me Ramushin kryeministër të Kosovës dhe me partneritetin tonë të përbashkët, do t’i lëvizim gjërat, unë dhe ai, bashkërisht, do t’i lëvizim gjërat për mirë”.