Veseli premton ndërtimin e Stadiumit Kombëtar dhe “dy stadiumeve ndërkombëtare”

Veseli premton ndërtimin e Stadiumit Kombëtar dhe “dy stadiumeve ndërkombëtare”

Kryeparlamentari Kadri Veseli ka premtuar ndërtimin e dy stadiumeve që përmbushin kriteret për zhvillimin e ndeshjeve ndërkombëtare në Prizren dhe Vushtrri.

Po ashtu, Veseli përmendi ndërtimin e Stadiumit Olimpik të Kosovës për të cilin tha se do të ndërtohet në Drenas.

“Do të vazhdojmë investimet në sport, sporti do të jetë prioritet ynë për katër vitet e ardhshme. Do të investojmë minimalisht në këto katër vitet rreth 100 milionë euro vetëm në stadiume, të jeni të sigurt. Ky stadium nuk është përfunduar është në fazën fillestare do të ndërtohen edhe tribunat”, ka thënë ai.

Veseli ka deklaruar se stadiumi i dytë më i madh në Kosovë do të ndërtohet në Prizren.

Në të njëjtën kohë do të vazhdojmë edhe stadiumin në Vushtrri, do ta ndërtojmë një stadium i cili do t’i përmbushë të gjitha kriteret për lojëra ndërkombëtare. Jemi në fazën finale të një investimi i cili do të jetë afër Stadiumit më të madh Olimpik, e cila do të jetë edhe qendër sportive në Drenas të cilën do ta ndërtojmë një investim 50 milionë euro , në të njëjtën kohë do të vazhdojmë në komunën e Prizrenit stadiumin e dytë më të madh në Republikën e Kosovës”, tha Veseli sot në Kaçanik. /Insajderi.com