Veseli, për vota në Istog

Veseli, për vota në Istog

Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli, ka premtuar se nëse kjo parti merr mandatin për të qeverisur me Istogun, atëherë do të realizojnë projekte më shumë se qeverisja e tanishme që ka bërë për dy mandate.

“Istogu meriton një qeverisje me vizion të ri dhe me platformë të qartë zhvillimore, të cilën e ka Partia Demokratike e Kosovës. Kjo është e mundshme dhe do të bëhet me Kryetar Beqir Sadikajn. Për një mandat do të realizojmë projekte më shumë se qeverisja e deritashme që ka bërë për dy mandate”, shkruan Veseli në Facebook.