Transkriptimi i bisedës mes Veselit dhe Rrahim Pacollit

Veseli për marrëveshjen: “Rrahimi e ka pru kapitullimin”

Veseli për marrëveshjen: “Rrahimi e ka pru kapitullimin”

Videoja e nënshkrimit të koalicionit PAN me AKR-në e publikuar në portalin pronë e kompanisë së Pacollit, e ku shihen Kadri Veseli, Ramush Haradinaj e Behgjet Pacollin teksa nënshkruajnë marrëveshjen për koalicion paszgjedhor, ka shpërfaqur qysh në fillim të saj një detaj interesant.

Insajderi ka transkriptuar bisedën që është qysh në sekondat e parë të videos mes sekretarit organizativ të AKR-së, Rrahim Pacollit dhe kryetarit të PDK-së, Kadri Veselit.

Në video shihet sesi Rrahim Pacolli ka qenë ai që ka sjellë dokumentet e marrëveshjes të cilën e nënshkruan Veseli, Begjet Pacolli dhe Haradinaj.

Është pikërisht Rrahim Pacolli ai cili në fillim i siguron nënshkruesit e marrëveshjes se gjithçka është sipas rregullave.

Krejt sipas rregullave i keni”, thotë ai, teksa ngjallë reagimin e Veselit.

Ai i drejtohet Begjet Pacollit i cili një orë para këtij takimi, tha se nuk do të lidhë marrëveshje me PDK-në por vetëm me Ramush Haradinajn.

Një orë pasi thotë s’ka koalicion me PDK-në, Pacolli nënshkruan me Veselin

Veseli i drejtohet Pacollit me Bac dhe i flet për një kapitullim.

Bac, qyre Rrahimi e ka pru kapitullimin sall”, thotë Veseli teksa qeshë. Por nuk kuptohet se për çfarë kapitullimi e ka fjalën, raporton Insajderi.

Teksa Behghet Pacolli nuk flet asgjë por bëhet gati të nënshkruaj, është Rrahim Pacolli ai që jep një shpjegim.

Na gjithë jem qeshtu, sa herë të prishet diçka e ndreqim apet”, thotë Pacolli.

Por Veseli, përkundër injorimit të Behgjet Pacollit, vazhdon ta pyes për disponim.

Bac, a je mirë?”, e pyet Veseli. Por nuk merr përgjigje nga Behgjet Pacolli.

Hajde urime, përhajr. A pe nënshkrujmë?”, thotë Veseli teksa fillon nënshkrimin e marrëveshjes.

Njejtë bëjnë edhe Pacolli, Haradinaj dhe Limaj. /Insajderi.com