Veseli: PDK do të bëhet parti konservatore

Veseli: PDK do të bëhet parti konservatore

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, njëkohësisht kryetari i kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli ka treguar haptazi planin e tij që PDK-në ta orientojë drejtë një partie të djathtë konservatore.

Madje, Veseli në një intervistë në Klan Kosova, ka sqaruar se në lidhje me këtë çështje ai do të qëndroi tri ditë në Angli, ku është i ftuar nga partia konservatore.

“Ne jemi parti e qendrës së djathtë aktualisht kur po flasim jemi duke pasur një komunikim shumë intensiv qoftë me partitë e djathta konservatore dhe qysh me datën 12 deri më 15 do të jem në Angli si mysafir i partisë konservative, ne do kërkojmë të profilizohemi si parti konservative e qendrës së djathtë një parti e cila kultivon vlera tradicionale dhe në të njëjtën kohë vlera të cilat janë euroatlantike”, ka thënë Veseli./Insajderi.com