Veseli: Pas gazit, dy deputetë janë në gjendje të rëndë shëndetësore

Veseli: Pas  gazit, dy deputetë janë në gjendje të rëndë shëndetësore

Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli pas mbledhjes së Kryesisë ka thënë se janë përjashtuar pesë deputetë të Lëvizjes Vetëvendosje, pasi hodhën gaz në seancën ku po votohej demarkacioni.

Veseli ka thënë se pas gazit dy deputetë, Flora Brovina e Ramiz Kelmendi, janë në gjendje të rëndë.

Tutje ai ka thënë se shumë shpejt do të kthehen në sallë dhe do ta votojnë marrëveshjen e demarkacionit.

Kujtojmë, se Xhelal Sfeqla, Drita Millaku, Fitore Pacolli, Sali Zyba, Liburn Aliu janë deputetët që kanë hedhur gaz lotsjellës.