Veseli para procedimit të projektligjit për ushtrinë vizitoi FSK-në

Veseli para procedimit të projektligjit për ushtrinë vizitoi FSK-në

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka vizituar kadetët e Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Veseli, është shprehur i kënaqur me vizitën që i ka bërë kadetëve para se Kryesia e Kuvendit të procedoj projektligjin për ushtrinë e Kosovës.

“Sot, para se ta procedoj në Kryesinë e Kuvendit Projektligjin për Ushtrinë e Kosovës, pata kënaqesinë të takoj dhe të bashkëbisedoj me kadetët e FSK-së – ardhmërinë e Ushtrisë së Kosovës”, ka shkruar Veseli në llogarinë e tij në Facebook.

Kryesia e Kuvendit të Kosovës do të mblidhet sot në të cilën është paraparë të procedohet si pikë e rendit të ditës Projektligjit nr. 05/L-156 për Forcën e Sigurisë së Kosovës./Insajderi.com