Veseli nuk e përmend VV-në për sulmin ndaj bashkëshortes së Stavilecit

Veseli nuk e përmend VV-në për sulmin ndaj bashkëshortes së Stavilecit

Edhe pse nënkryetari i PDK-së Uran Ismajli i ardhur në këtë parti si dora e djathtë e Kadri Veselit në krye të partisë, nuk ngurroi të zbardhte sulmuesit e Vitore Metaj-Stavilecit, bashkëshortes së ministrit në detyrë Blerand Stavileci madje duke i quajtur ata edhe “kriminelët e Vetëvendosjes”, vet kryetari Veseli nuk i ka përmendur fare VV-në në një status të tijin në Facebook.

Veseli vetëm ka dënuar sulmin ndaj zonjës Stavileci por nuk e ka akuzuar askënd për këtë akt.

“I tronditur nga sulmi brutal ndaj bashkëshortes së Ministrit Blerand Stavileci. Goditja e një gruaje, e një nëne, është akt qyqar dhe i turpshëm. Por, ju siguroj se nuk do të ketë dorëzim përpara kriminelëve të tillë, të cilët kanë zgjedhur t’i terrorizojnë familjet dhe ta shkatërrojnë këtë shtet”, ka shkruar Veseli.

Por për nënkryetarin Ismajli dhe deputetën Blerta Deliu-Kodra ky sulm 100 për qind është kryer nga Lëvizja Vetëvendosje./Insajderi.com