Veseli nisë hapat konkret në afrimin e Kosovës me Izraelin

Veseli nisë hapat konkret në afrimin e Kosovës me Izraelin

Disa ditë pasi në një intervistë kishte thënë se Kosova dhe Izraeli kanë ngjashmëri, kryetari i Kuvendit të Kosovës dhe kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli ka ndërmarrë hapa që këtë afërsi mes këtyre dy shteteve ta qoj një hap përpara.

Të ënjtën, Veseli do të takohet siç thuhet në agjendën e tij me një grup afaristësh nga Izraeli. Takimi do të mbahet në kabinetin e kryetarit Veseli  në Kuvendin e Kosovës.

Kadri Veseli kishte thënë në një intervistë për Klan Kosova se Kosova duhet të jetë më shumë i fokusuar të lidhet edhe më me Evropën dhe Amerikën e në këtë mënyrë të largohet nga Turqia.

“Asgjë nuk duhet të bëjmë më shumë sesa që atë që ka bërë shteti i Izraelit.  Kemi ngjashmëri me Izraelin. Jemi pak dhe çdo njeri që na ik është e rëndë për neve si drejtues të shtetit”, kishte thënë Veseli./Insajderi.com

Veseli: Kosova është si Izraeli, duhet larguar nga Turqia