Veseli: Nga studentët u binda se me fokus në arsim, Kosovës i hapen rrugët

Veseli: Nga studentët u binda se me fokus në arsim, Kosovës i hapen rrugët

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Kadri Veseli, ka thënë se nga debati që ai dhe Ramush Haradinaj patën sot me studentë kosovarë, është bindur se arsimi do t’i hapë rrugë Kosovës në mbarë botën.

Kandidati për kryeministër nga koalicioni PDK-AAK-NISMA, Ramush Haradinaj dhe Kadri Veseli u takuan sot me studentë në Prishtinë.

“Arsimi dhe inovacioni janë në mesin e prioriteteve kryesore të platformës së ekipit udhëheqës për Fillimin e Ri”, ka shkruar Veseli në Facebook.

Veseli ka thënë se nga biseda që pati me studentët, është bindur se vendimet e duhura dhe fokusi në arsim do t’i hapin Kosovës rrugë në mbarë botën.

“Debati që Ramushi dhe unë patëm sot me studentët e shumtë, njëherësh shkencëtarë të rinj, më ka bindur se me vendime të duhura dhe fokus në arsimin modern, Kosovës do t’i hapën rrugët në mbarë botën”, ka thënë Veseli. /Insajderi.com