Veseli nga Malisheva premton fitoren më të madhe ndonjëherë

Veseli nga Malisheva premton fitoren më të madhe ndonjëherë

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, ka thënë se koalicioni mes PDK-së, AAK-së, Nismës dhe partive të tjera do të shënojnë fitoren “më të madhe ndonëherë”.

“Sot e pata kënaqësinë ta vizitoj sërish Malishevën. U zotova para qytetarëve të Malishevës, para përkrahësve tanë, se ne do t’ia sjellim Malishevës Fillimin e Ri për një zhvillim të hovshëm dhe të gjithmbarshëm, veçanërisht në bujqësi dhe në prodhim”, ka shkruar Veseli në llogarinë e tij në Facebook.

“Ne jemi një ekip udhëheqës që mund të marrë vendime dhe të arrijë rezultate për vendin”, ka shkruar tutje ai.

“Ju bëj thirrje të gjithë qytetarëve tanë, pa dallim, që fuqishëm t’i bashkoheni dhe ta përqafoni platformën tonë fituese që, më 12 qershor, së bashku t’i dhurojmë Kosovës Fillimin e Ri.”