Veseli: Nëse VV vjen në pushtet do ta harrojë Astrit Deharin

Veseli: Nëse VV vjen në pushtet do ta harrojë Astrit Deharin

Kadri Veseli, kryetar i PDK-së në replikën e tij me Albin Kurtin ka thënë se nëse LVV e marrin pushtetin ka me qenë ditë e zezë për vendin.

“Nëse Kurti vjen në pushtet do ta kthejë Serbinë në Kosovë. Ata kanë për ta harruar edhe Astrit Deharin”, ka thënë Veseli.

Veseli thotë se Kurtit nuk i intereson çka ndodhë në Kuvend, atij siç thotë ai i intereson vetëm me thanë se PAN-i po e mban shtetin peng.

“Ai mban vetëm fjalime elektorale. Shpirtin kanë dashtë me ia nxjerrë Isa Mustafës, ia kanë sulmu familjen. E kanë sulmu Kuvendin. E keni marrë në qafë Astrit Deharin”, ka thënë Veseli në vazhdimin e seancës konstituive.

“Me neve nuk ju shitet. Me mua nuk ju shitet. Është mirë më qenë korrekt.  Situata aktuale politike është 60 vota. Nuk ka drejtë askush t’i bllokoj institucionet. Kushdo qe i bën 61 vota do ta formoj qeverinë”, ka shtuar Veseli.