Veseli: Kosovës i duhet një lidership që nuk i gjuan miqtë me gurë

Veseli: Kosovës i duhet një lidership që nuk i gjuan miqtë me gurë

Lideri i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, në takim me qytetarët e Podujevës, ju ka premtuar se do të zhvillojë sektorin e bujqësisë, rritjen e punësimit të grave, rritjen e pagave të pensionistëve dhe lirimin e tyre nga taksat.

Veseli tregoi se orientimi i partisë së tij do të jetë drejt zhvillimit të ndërmarrësve me qëllim që të krijohen vende të reja të pune.

“Do të orientohemi fuqishëm kah sektori i bujqësisë dhe në avanësimin e ndërmarrëve sepse Kosova është një tokë shumë bio e cila do të mund të krijoj edhe produkte bio, do të orientohemi drejt prodhimit tonë në mënyrë që të krijohen vende të reja pune. Do të rritet numri i punësimit të grave dhe do të rritet prodhimi i produkteve bujqësore, është shprehur Veseli para llapjanëve.

Gjithashtu lideri i PDK-së ju ka premtuar qytetarëve të Podujevës se “do të punojë në fuqizimin e kompanive të cilat punësojnë gratë, 120 milionë të punësuar, do të punojmë fuqishëm që gruaja dhe rina të ketë rolin e vetë në shoqëri të ketë rol vendimmarrës”, ka thënë Veseli.

“Kosova nuk shkon përpara pa ju jepur fuqi edhe grave. Nëse 50 përqind të popullsisë është e gjinisë femërore atëherë nëse ju jepet mundësi grave atëherë Kosova do të jetë shumë përpara”, ka shtuar Veseli, raporton Insajderi.

Përveç punësimit të grave Veseli ju ka premtuar edhe të rinjve llapjanë se do të punojë që përgatitjen e trajnimeve profesionale të të rinjve.

“Trajnimet profesionale do të shpërndahen ane kënd Kosovës në mënyrë të përgaditen për tregun e konkurrencës në mënyrë që të krijohen vende të reja të punës, rinia duhet të fuqizoht sot për brezat që po vinë”, ju ka premtuar Veselit të rinjve.

Veseli po ashtu nuk ka harruar edhe pensionistët ai ju ka premtuar atyre se do të ketë rritje të pensioneve dhe do ti lirojë ata nga taksat dhe shteti ti marr të gjitha përgjegjësit.

Ndërsa Veseli ka një porosi edhe për ish-luftëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

“Luftëtarët duhet të punojnë me përkushtimin e tyre sikurse në luftë po ashtu edhe në zhvillimin ekonomik, Kosovës i duhet një lidership që nuk i gjuan miqtë me gurë”, ka thënë Veseli para qytetarëve të Podujevës. /Insajderi.com