Veseli: Në Kuvend nuk rrëzohet Qeveria

Veseli: Në Kuvend nuk rrëzohet Qeveria

Nuk mundemi të shkojmë në zgjedhje kur nuk e kemi të qartë qëndrimin e partive opozitare. Kështu deklaroi Kryetari i Kuvendit të Kosovës Kadri Veseli në një konferencë urgjente për shtyp, në ambientet e Kuvendit të Kosovës.

Ai tha nuk mund të shkojmë në zgjedhje të reja kur ende nuk dihet se çfarë qëndrime kanë ata rreth kushtetutës së vendit apo rreth flamurit shtetëror.

“Ata nuk po e pranojnë as dialogun me kolegët deputetë, nuk po e dimë saktë se cili është qëndrimi i tyre për Republikën e Kosovës. A e njohin ata flamurin e Republikës së Kosovës? Në momentin që kemi dilema kaq të mëdha atëherë si do të shkojmë drejtë zgjedhjeve nëse ata nuk e njohin këtë shtet, flamurin e këtij shteti dhe kushtetutën e vendit”, deklaroi kryetari i Kuvendit të Kosovës.

Ai edhe njëherë i ftojë deputetët e opozitës për dialog për të dalë jashtë kësaj situate të vështirë ku nuk duhet ta dëmtojmë vendin tonë dhe partneritetin me shtetet e mëdha mike të Kosovës.

Veseli u shpreh i sigurt se procesi i zgjedhjes së presidentit të Republikës së Kosovës do të jetë një proces transparentë, demokratik dhe i bazuar në kushtetutën e vendit.