Veseli: Mund të bëni shantazhe, por me mua nuk ju ec

Veseli: Mund të bëni shantazhe, por me mua nuk ju ec

Deputeti i PDK-së, Kadri Veseli, gjatë fjalimit të tij në Kuvend, ka hedh akuza të rënda ndaj Lëvizjes Vetëvendosje, duke thënë se po manipulojnë me opinionin publik, duke e përdorur foltoren e Kuvendit.

“E keni marrë në qafë Astrit Deharin”, ka thënë Veseli.

Ai ka thënë se lufta politike e ka deri diku një matje dhe një logjikë, duke shtuar se duhet ta ruajmë njëri-tjetrin për hir të familjes dhe të fëmijëve tanë.

“Dua të theksoj që nuk është mirë që nga foltorja të abuzohet. Mirë është të ruhemi nga pak, për hir të fëmijëve dhe familjes”, ka thënë ai.

Veseli gjithashtu ka thënë se votuesit kanë vendosur për përfaqësuesit e tyre. Ai ka thënë se askujt nuk i ka borxh dhe kushdo që ka diçka kundër tij, t’u drejtohet organeve të drejtësisë./Insajderi.com