Veseli lavdëron klinikën private, qytetarët ia përmendin QKUK-në

Veseli lavdëron klinikën private, qytetarët ia përmendin QKUK-në

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Kadri Veseli ka thënë se është ndalur sot për kontroll në një klinikë private dentale, me ç’rast ka deklaruar se stafi ishte tejet profesional.

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, lideri i PDK-së ka thënë se partia e tij i konsideron mjekët aset nacional.

“Fillimi i Ri i konsideron mjekët aset nacional dhe do të dedikojë resurse dhe kohë që shëndetësia e Kosovës të reformohet thellësisht. Qytetarët duhet të jenë në fokus të sistemit shëndetësor, e jo kontrabanduesit e barnave”, ka shkruar Veseli.

“Jam i bindur se mjekët, dentistët dhe profesionistët e tjerë shëndetësorë mund të jenë pjesë e rëndësishme e ekonomisë sonë – e jo ta braktisin Kosovën në kërkim të kushteve më të mira të punës”, ka thënë Veseli.

Megjithatë, Veseli nuk ka vizituar Qendrën e Klinikës Universitare të Kosovës (QKUK). E për këtë kanë reaguar edhe qytetarët përmes komenteve në postimin e Veselit.

“Shko në QKUK.. atje është tmerr”, i shkruan një qytetar Veselit.  /Insajderi.com