Veseli: Kryetari e ka pak qimen e egër

Veseli: Kryetari e ka pak qimen e egër

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, nuk është pajtuar me disa propozime të deputetëve të cilët kanë kërkuar që të vazhdohen seancat e mbetura dhe më pas të vazhdohet me ato të rejat.

Por, Veseli ka thënë se në seancën e kaluar u pajtuan që pikat e rendit të ditës nga seanca e kaluar të përfundojnë dhe më pas të vazhdohet tutje. Sipas Veselit, deputetët po i ndërrojnë qëndrimet e tyre prë prëfitime politike.

“Nga kjo foltore asnjëherë nuk do të mundohem që t’ia mujë tjetërkujt, por është kjo. Krejt çka folët këtu keni qenë prezentë atë ditë. Ajo që po më prek më së shumti është bash me ndërru bash ashiqare për një sekond, dhe të tentosh të përfitosh, kjo po me vjen pak keq”, ka thënë Veseli gjatë seancës së Kuvendit.

Ndërkaq, si me shaka, Veseli ka thënë se ‘kryetari e ka pak qimen e egër’.

“Sido që të jetë, kapak edhe qimen e egër kryetari, por po duhet kapak, por mundemi m’i ba edhe më të egër”, ka shtuar ai duke qeshur./Insajderi.com