Veseli kritikon politikanët që “nuk po e dëgjojnë popullin”

Veseli kritikon politikanët që “nuk po e dëgjojnë popullin”

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli ka thënë në konventën e tetë të kësaj partie se politikanët ju  shkaktuar probleme qytetarëve dhe kjo sjellje duhet ndryshuar një herë e përgjithmonë.

Ai ka thënë se për një javë, prej kur ka nisur turin e tij të dëgjimit ka parë hendekun e thellë në mes asaj çka duan qytetarët dhe çka bëjnë politikanët.

“Ky hendek është krijuar sepse politikanët kanë ndalë së dëgjuari popullin. Korrupsioni është i patolerueshëm”, ka thënë Veseli.

Kryetari i PDK-së ka thënë se ai dëshiron që ta bëjë Kosovën një vend ku plotësohen ëndrrat e gjithsecilit.

“Kam një mesazh për të rinjtë, Kosova është vendi juaj dhe të ngriheni. Ëndrrat e juaja janë ëndrra për të ardhmen e shtetit tonë. Unë do të jem çdoherë dhe çdokund përkrah jush PDK është e juaja si gjithë Kosova”, ka thënë Veseli. /Insajderi.com