Veseli: Krijimi i vendeve të punës përbën bërthamën e “Fillimit të Ri”

Veseli: Krijimi i vendeve të punës përbën bërthamën e “Fillimit të Ri”

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Kadri Veseli ka premtuar krijimin e vendeve të punës dhe investimet në ndërmarrjet kosovare, në qoftë se koalicioni PDK-AAK-NISMA do të udhëheq me qeverinë e ardhshme.

Veseli, i cili sot ka vizituar një kompani ndërtimore në Mitrovicë, është zotuar se PDK-ja do të mundësojë që bizneset kosovare të rrisin numrin e punëtorve.

“Sot pata kënaqësinë të shoh nga afër punën e shkëlqyeshme që po e bëjnë kompani të suksesshme në Parkun Industrial në Mitrovicë. Fillmi i Ri do të mundësojë që bizneset tona ta rrisin numrin e punëtorëve dhe të eksportojnë më shumë në rajon dhe në Evropë”, ka thënë Veseli.

Veseli ka treguar tri bazat që përbëjnë bërthamen e programit të PDK-së.

“Investimet në ndërmarrjet e Kosovës, fuqizimi i bizneseve vendore dhe krijimi i vendeve të punës përbëjnë bërthamën e Fillimit të Ri”, ka thënë Veseli. /Insajderi.com