Veseli: Këshilltarët e mi e dinin kush po e fuste gazin në Kuvend

Veseli: Këshilltarët e mi e dinin kush po e fuste gazin në Kuvend

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli ka thënë se këshilltarët e tij kishin qenë në dijeni paraprakisht se cilët nga deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje po e fusnin gazin lotësjellës në Kuvend.

Në një intervistë për T7, Veseli u shpreh se gazi lotësjellës futej me lehtësi të madhe nga deputetët e VV-së.

“Kur njerëzit, këshilltarët e mi e dinë se kush e ka gazin lotsjellës dhe kalon aq lehtë në sallën e Kuvendit, kjo është një dështim”, është Veseli.

Ai ka thënë se ka pasur tolerancë nga Policia e Kosovës dhe sigurimi i Kuvendit.

“Është një keqpërdorim i lirisë, i tolerancës. Duhet ta keni parasysh se tri herë sot e ka futur gazin lotsjellës në Kuvend”, ka thënë Veseli. /Insajderi.com