Partitë opozitare nuk i shkojnë në takim Kadri Veselit

Partitë opozitare nuk i shkojnë në takim Kadri Veselit

Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, ka ftuar sot opozitën që të diskutojnë rreth gjetjes së një konsensusi të përbashkët për fazën finale të dialogut me Serbinë. Por, ftesës së tij nuk i janë përgjigjur liderët e partive politike.

Veseli ka thënë se përfundimi final i sherreve me Serbinë, do të bëhet për hir të sakrificës që Kosova ka bërë deri këtu, gjithashtu edhe për ta ruajtur  partneritetin e Kosovës me bashkësinë ndërkombëtare, duke thënë se kjo është përgjegjësi e gjithë spektrit politik, përfshi këtu edhe opozitën.

“Mesazhi që do duhej ta transmetonim sot ishte që Kosova është shtet i pavarur dhe sovran, se sovraniteti jonë është i pacënueshëm, për aq sa edhe respektimi i Kushtetutës”, ka thënë ai në konferencën për media.

Ai nuk e ka komentuar ndonjë parti politike në veçanti, por ka thënë që një pjesë e opozitës ka pranuar që të marrë pjesë në dialog.

Kryeparlamentari tutje ka thënë se është i sigurt se do të ketë një unitet të plotë në procesin e bisedimeve.

“Jam shumë i sigurt që do tkemi një unitet të plotë në këtë proces. Sot kemi dashtë të krijojmë vijat në të cilat mund të dialogojmë me Sebinë. Do të bisëdojmë që ti japim prespektivë vetvetes në integrimin euroatlantik, ky është qëndrimi jonë i palëvisshëm pamarrë parasysh qëndrimit të opozitës” ka thënë Veseli.