Veseli i ik pyetjes për përgjimet “Dosja e Shefave”- sulmon Komunën e Prishtinës

Veseli i ik pyetjes për përgjimet “Dosja e Shefave”- sulmon Komunën e Prishtinës

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli i cili njëkohësisht është edhe kryetar i Partisë Demokratike të Kosovës, (PDK), nuk i është përgjigjur pyetjes kur është pyetur për “Dosjen e Shefave”.

Në emisionin “Pressing”, në T7 ai është pyetur për aferën “Dosjen e Shefave”, mirëpo nuk është përgjigjur por ka thumbuar Komunën e Prishtinës.

“Ndalnu veç pak, shikoni në Komunën e Prishtinës i ki 350 Grabovca”, ka thënë Veseli.

Insajderi para dy vite ka publikuar hulumtimin “Dosja e Shefave”, ku protagonist ka qenë ish-shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Adem Grabovci.