Veseli: Me Haradinajn kemi qenë bashkë në luftë, jemi bashkë edhe në ‘Fillimin e Ri

Veseli: Me Haradinajn kemi qenë bashkë në luftë, jemi bashkë edhe në ‘Fillimin e Ri

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli ka komentuar edhe një herë çështjen e koalicionit me AAK-në dhe Nismën për Kosovën.

Në prezantimin e radhës të këtij subjekti partiak, para qytetarëve në Prishtinë, Veseli tha se për lirinë e Kosovës e të ardhmen e Kosovës, gjithmonë do të jenë të bashkuara me Ramush Haradinajn

”Për Kosovë për lirinë e Kosovës, të ardhmen e Kosovës gjithmonë kemi qenë bashkë. Kemi qenë bashkë kur ka qenë më së rëndi në ’99, e tani do të jemi bashkë me Ramush Haradinajn edhe me fillimin e ri”.

”11 qershori do të jetë natë e madhe sikurse kjo sonte. Do të fillojmë fuqishëm së bashku, ta jetësojmë fillimin e ri bashkë me Ramush Haradinajn. Nuk do të ketë dëshpërim në këtë vend, do të ketë shpresë e jetë për gjithë  qytetarët e vendit tonë”, është shprehur Veseli./Insajderi.com