Veseli flet për basketboll një natë para seancës ku se ka të sigurtë postin e kryekuvendarit

Veseli flet për basketboll një natë para seancës ku se ka të sigurtë postin e kryekuvendarit

Një natë para se ai të dalë para deputetëve të zgjedhur të Kuvendit të ri të Kosovës që do të konstituohet të enjten, kandidati i vetëm zyrtar për postin e kryetarit, Kadri Veseli, shefi i PDK-së, ka vendosur që të flas për basketboll.

Nuk ka thënë asnjë fjalë për seancën e nesërme por ka uruar përmes një statusi në Facebook basketbollistët e Kosovës për fitoren ndaj Maqedonisë.

“Përgëzime për basketbollistët e Kosovës, të cilët sonte shënuan fitoren e parë në rrugën drejt Botërorit “Kina 2019”. Le të jetë ky një fillim i sukseseve të reja për Kosovën”, ka shkruar Veseli në faqen e tij në Facebook.

Përgëzime për basketbollistët e Kosovës, të cilët sonte shënuan fitoren e parë në rrugën drejt Botërorit “Kina 2019”. Le të jetë ky një fillim i sukseseve të reja për Kosovën.

Posted by Kadri Veseli on Wednesday, 2 August 2017