Pesë falënderimet e Veselit për ditën e demarkacionit në Kuvend

Duke falënderuar deputetët e partisë së tij, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Bashkimin Evropian, partnerët e koalicionit dhe qytetarët, kryetari i Kuvendit dhe PDK-së, Kadri Veseli ka vendosur që të përmbyllë qëndrimet e tija për ditën në të cilën në Kuvend, dështoi të miratohej ratifikimi i demarkacionit me Malin e Zi.

Pesë falënderimet e Veselit për ditën e demarkacionit në Kuvend

Edhe pse krejt në fund, Veseli, ka falënderuar qytetarët, ata të cilët nuk kanë dalë në protestën e thirrur kundër demarkacionit me Malin e Zi.

Numri i protestuesve të enjten ishte dukshëm më i pakët sesa në protestat tjera për të njëjtën kauzë.

“I falënderoj edhe partnerët e koalicionit qeveritar dhe qytetarët që përpara rrugës e dhunës, i besuan institucioneve shtetërore”, ka shkruar Veseli në Facebook.

Deputetët e partisë së tij i ka falënderuar për “qëndrimin unik në mbështetje të marrëveshjes për shënjimin e kufirit”, Amerikën dhe BE-në si partnerë ndërkombëtarë ndërsa deputetët e koalicionit si partnerë lokal.

“Asnjë pengesë nuk do të mund ta ndalojë konsolidimin e sovranitetit të Republikës së Kosovës”, tha Veseli në krye të qëndrimit të tij për ditën e demarkacionit në Kuvendin e Kosovës./Insajderi.com