Veseli: E ftova Trumpin në Kosovë, do të vijë sigurt

Veseli: E ftova Trumpin në Kosovë, do të vijë sigurt

Kryeparlamentari Kadri Veseli ka dhënë të tjera detaje në lidhje me takimin e tij me Donald Trump, presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Ai ka treguar se e ka ftuar atë ta vizitojë Kosovën dhe se kjo vizitë do të ndodhë.

“E ftova që të vij në Kosovë dhe jam i bindur se do të vijë si president i SHBA-së ta vizitojë Kosovën”, ka thënë Veseli.

Ai ka thënë se Trump është vazhdimësi e politikës tradicionale amerikanë karshi Kosovës dhe Ballkanit dhe se këtë ia ka thënë personalisht Veselit.

Veseli ka folur edhe për shtrëngimin e duarve me presidentin Trump, i cili njihet për shtrëngim të gjatë të dorës me homolgët e tij.

“Ishte një shtrëngim i fortë duarsh, shtrëngim burrëror dhe shikim drejt në sy”, ka thënë Veseli.

Kryetari i Kuvendit dhe kryetari i PDK-së, Kadri Veseli, ka publikuar sot një fotografi me presidentin Donald Trump, të cilin tha se e takoi gjatë vizitës së tij në SHBA.