Veseli e Delawie bisedojnë për riformatimin e qeverisë

Veseli e Delawie bisedojnë për riformatimin e qeverisë

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, është takuar të premten me ambasadorin e ShBA-ve në Kosovë, Greg Delawie, me të cilin ka biseduar ndëër të tjerash për riformatimin e qeverisë.

Në këtë kontekst, kryeparlamentari Veseli ka theksuar se reformat në Qeveri duhet të fokusohen në reforma ekonomike, për të hapur perspektivë më të madhe të zhvillimit ekonomik të vendit, thuhet në një komunikatë për media të Kuvendit.

Po ashtu njoftohet se temë e takimit po ashtu kanë qenë zhvillimet politike në vend dhe agjenda e Kuvendit të Kosovës gjatë sesionit vjeshtor.