Veseli dhe Haradinaj bashkë në konferencë për media

Veseli dhe Haradinaj bashkë në konferencë për media

Pas zgjedhjes së kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, dhe po ashtu pasi presidenti i vendit e nominoi Ramush Haradinajn si mandatar për formimin e Qeverisë, ata kanë zgjedhë t’i drejtohem qytetarëve përmes një konference për media.

Kjo është konfirmuar përmes një njoftimi për media nga Kuvendi i Kosovës.

“Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli dhe mandatari për krijimin e qeverisë, Ramush Haradinaj, sot, mbajnë konferencë për media”, thuhet në njoftim.

Konferenca është paraparë të mbahet në hollin e Kuvendit prej orës 16:30./Insajderi.com