Veseli del i painformuar për Kuvendin duke dashur të tregohet popullist para zgjedhjeve

Veseli del i painformuar për Kuvendin duke dashur të tregohet popullist para zgjedhjeve

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, është treguar amator në proceset që po ndodhin në institucionin që ai e drejton, kur sot gjatë ditës, me “të dëgjuar për rritjen e pagave të deputetëve” reagoi duke e kundërshtuar këtë plan e bashkë me të duke fituar poenë tek qytetarët të cilët madje në disa komente u befasuan nga qëndrimi i Veselit.

“Sapo dëgjova për planet e disa deputetëve për rritje të rrogave të tyre. Jam kategorikisht kundër rritjes së rrogave të politikanëve. Kur popullit t’ia rrisim rrogat dhe standardin e jetës, atëherë politikanët le të mendojnë për rrogat e veta”, ka shkruar Veseli.

[arve url=”https://www.facebook.com/plugins/post.php?href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2Fkadriveseliofficial%2Fposts%2F753613588147183&width=500″ align=”center”/]

Por disa orë pas këtij reagimi, sekretari i Përgjithshëm i Kuvendit të Kosovës, Ismet Krasniqi, në një prononcim për Gazetën Express tregoi një detaj të cilin Veseli si kryetar i Kuvendit është dashur ta dijë: nuk është folur për rritje pagash por për vazhdimin e pagave për deputetët të cilët nuk zgjidhen në mandatin e ardhshëm.

“Bëhet fjalë për një buxhet shtesë për vitin 2018. Deputetët të cilët nuk arrijnë të bëhen deputetë në legjislaturën tjetër për një vit e kanë mundësinë të marrin pagë”, tha Krasniqi.

Tutje ai shpjegoi se këto paga sigurohen për 60 ose 70 deputetët të cilët, siç tha ai, nuk arrijnë të jenë përsëri në këtë pozitë.

“Është buxhet shtesë për vitin 2018 për deputetë që nuk arrijnë të marrin këtë pozitë pra atyre u sigurohen paratë, d.m.th. kjo ka të bëjë për periudhën maj 2018 deri në prill 2019”, tha ndër tjerash ai./Insajderi.com