Veseli dëgjon hallet e universitetit të udhëhequr nga ish-deputeti i PDK-së

Veseli dëgjon hallet e universitetit të udhëhequr nga ish-deputeti i PDK-së

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli ka vizituar sot Universitetin “Ukshin Hoti” në Prizren, në kuadër të një “turi” që ai ka filluar nëpër Kosovë.

Kryeparlamentari Veseli ka deklaruar se nga vizita në universitetin i cili udhëhiqet nga ish-deputeti i PDK-së në Kuvendin e Kosovës, Ramë Vataj, ka marrë sugjerime për përmirësimin e arsimit në Kosovë.

“Turin tim të dëgjimit e vazhdova me profesorët e Universitetit “Ukshin Hoti” në Prizren. Mora sugjerime të vlefshme se si mund ta përmirësojmë cilësinë e arsimit. Ju ftoj t’i shikoni disa pjesë nga ky bashkëbisedim”, ka thënë Veseli.

Më 24 tetor të vitit 2015, Ramë Vataj ishte zgjedhur rektor i Universitetit “Ukshin Hoti”.

Një ditë më parë, Veseli vizitoj punëtorët shëndetësor të Mitrovicës. /Insajderi.com

[arve url=”https://www.facebook.com/plugins/video.php?href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2Fkadriveseliofficial%2Fvideos%2F738691986306010%2F&show_text=0&width=560″/]