Vërtetohet dënimi prej 27 vjet burg për mësuesin që vrau drejtorin e arsimit

Vërtetohet dënimi prej 27 vjet burg për mësuesin që vrau drejtorin e arsimit

Gjykata e Apelit ka vërtetuar aktgjykimin e Gjykatës Themelore me të cilin është dënuar më 27 vjet burgim Gani Sahiti.

Ai është dënuar për vrasjen e drejtorit të Arsimit në Komunën e Prishtinës, Remzi Salihun, më 3 tetor të 2011-s.

Gjithashtu, ai është dënuar edhe për posedim të paautorizuar të armëve.

“Gjykata e Apelit e Kosovës, në seancën e kolegjit të mbajtur me 09.03.2017,e ka vërtetuar një aktgjykim të Gjykatës Themelore në Prishtinë, të datës 10.10.2016, në bazë te të cilit i akuzuari G.S., është dënuar me 27 burgim për veprën penale vrasje e rëndë nga neni 147 i Kodit Penal të Kosovës dhe mbajtja në pronësi, kontroll, posedim ose shfrytëzim të paautorizuar të armeve nga neni 374 i të njëjtit ligj”, thuhet në njoftimin e Gjykatës së Apelit.

Në këtë mënyrë kolegji penal i ka refuzuar si të pabazuara ankesat e prokurorisë, palës se dëmtuar dhe avokatit mbrojtës.

“Gjykata e Apelit konstatoi se gjykata e shkalës se parë nuk ka bërë shkelje të  dispozitat e procedurës penale, ka vërtetuar drejt gjendjen faktike  si dhe e ka aplikuar mirë ligjin penal”, thuhet më tej aty.

Po ashtu, sipas vlerësimit të Gjykatës së Apelit, gjykata e shkallës së parë, drejtë dhe në mënyrë të plotë i ka konstatuar dhe vlerësuar të gjitha rrethanat që ndikojnë në caktimin e llojit dhe lartësisë së dënimit në përputhje me ligjin./Insajderi.com