Versioni i veçantë i Nokias për Putin, në shitje për 1,695 dollarë   

Versioni i veçantë i Nokias për Putin, në shitje për 1,695 dollarë   

Një prodhues telefonash Rus nderoi presidentin e vendit me një Nokia 3310 të modifikuar në ngjyrë të zezë dhe ari ku shfaqet portreti i Putin, shkruan Telegraph.

Telefoni legjendar Nokia sapo u rishfaq nga HMD Global në Kongresin Mobil Botëror, dhe tani kompania ruse Caviar po ofron një version të Nokias të cilin e quajnë Supremo Putin.

Caviar thotë se materialet prej ari dhe titani i japin telefonit “luksin, stilin dhe karakterin e presidentit Putin, njeriut më të njohur në Rusi”.

Pos mbështjellësit të titanit dhe zbukurimeve nga ari, telefoni vjen në një kuti luksurioze të drurit, brenda me një kadife të zezë.

Duke marrë parasysh gjithë këto, përsëri nuk mund të arsyetohet çmimi prej 1,695 dollarësh, shumë kjo që është rreth 30 herë më e madhe se çmimi origjinal i Nokias, 49 euro.

Modeli i parë Nokia 3310 është prodhuar në vitin 2000, viti kur Putin erdhi në pushtet, prandaj e shohin edhe të arsyeshme që me rikthimin e Nokia 3310 të festohet edhe jetëgjatësia e presidentit.

Por kjo nuk është hera e parë që koka e Putin shfaqet në një telefon. Po kjo kompani nxori në shitje një iPhone 6 në me portret të ngjashëm në vitin 2014.