Verratti: Qëndroj tek PSG, nëse ndërtohet një skuadër e mirë

Verratti: Qëndroj tek PSG, nëse ndërtohet një skuadër e mirë

Mesfushori italian, Marco Verratti ka thënë se skuadra e Paris Saint-Germain duhet të ndërtojë një skuadër të mirë për stinorin e ardhshëm, si kusht që edhe ai të qëndrojë në kryeqytetin francez.

Italiani, i cili po kërkohet me ngulm nga Barcelona, deklaroi se do të ishte i lumtur tek PSG-ja nëse ndërtohet një skuadër e mirë për stinorin e ardhshëm.

“Nuk është se unë dua të largohem me çdo kusht, vetëm dua të shoh nëse ata vërtet do ta bëjnë një skuadër të mirë kësaj radhe. Në këtë rast, do të isha i lumtur të qëndroja”, ka thënë Verratti, në një prononcim për Gazzeta Dello Sport.

“Çdo vit ata thonë se do të ndërtojnë një skuadër të mirë, por pastej i kemi parë edhe rezultatet. Premtimet nuk janë të mjaftueshme”, ka deklaruar ai.

24-vjeçari ka kaluar tashmë pesë vite të suksesshme në kryeqytetin francez pas transferimit nga Pescara në vitin 2012. /Insajderi.com