Verratti padit gazetën franceze L’Equipe

Verratti padit gazetën franceze L’Equipe

 

Marco Verratti ka konfirmuar se do të ndërmarrë veprime ligjore ndaj gazetës franceze të sportit, L’Equipe.

Ky vendim i tij vjen për se gazeta kishte raportuar se Verratti me bashkëlojtarin e tij, Blaise Matuidi ishin në një klub nate një ditë para humbjes 6-1 ndaj Barcelonës në Ligën e Kampionëve, gjë që lojtari e mohon kategorikisht.

Sipas asaj që kishte raportuar L’Equipe, Matuidi dhe Verratti ishin prezent në një aheng të organizuar nga Puma në një klub nate në Paris, që ishte koleksioni i këngëtares së mirënjohur, Rihanna. Dhe raportohet se lojtarit ishin larguar nga pas mesnate nga ky organizim, raporton Football Italia.

Përmes këtij artikulli gazeta franceze për qëllim kishte të vë në pikëpyetje profesionalizmin e lojtarëve, në veçanti në përballjen e tetë marsit ndaj Barcelonës.

Verratti insiston se këto raportime janë krejtësisht të pavërteta, ndërsa thotë se Verrati më 6 mars ishte në shtëpinë e tij së bashku me gruan dhe të birin e tij, një ditë para se ekipi të fluturonte për në Barcelonë./Insajderi.com