Verrati nuk do të transferohet tek Barca

Verrati nuk do të transferohet tek Barca

“Remuntada” 6-1, që pësoi ai dhe PSG-ja në “Camp Nou”, është padyshim një pezm i madh, nuk harrohet lehtë nga Marco Verratti. Ky i fundit ka folur për këtë “gjemb në mish” edhe pas ndeshjes kualifikuese, Itali-Shqipëri, duke iu rikthyer asaj që ndodhi mes Barcelonës dhe PSG-së.

“Unë mendoj se nga kjo humbje patjetër do të mësojmë shumë. Sidoqoftë, nuk mund ta fsheh, ishte një nga zhgënjimet më të mëdha të karrierës sime”, pranoi Verratti, i intervistuar nga “Rai Sport”.

Aq shumë zhgënjim ka mesfushori italian, sa tani shpreson që Juventusi të mundet në njëfarë mënyre të hakmerret ndaj katalanasve në çerekfinale të Ligës së Kampionëve: “Juve ka një shans të mirë për të shkuar përpara në Champions, për ta eliminuar Barcelonën. Skuadra e Allegrit është përmirësuar shumë”, njofton telesport.

Në fund, kur u pyet në lidhje me një transferim të mundshëm të tij te Barcelona, mesfushori e mbylli derën: “Në Paris kemi një projekt të rëndësishëm, ndaj mendoj se do të qëndroj te PSG-ja edhe sezonin e ardhshëm.”