Verrati kushton 85 milionë euro

Verrati kushton 85 milionë euro

Raportimet e fundit bëjnë me dije se PSG i ka vënë çmimin Marco Verratti, plotë 85 milionë euro.

Sipas Mundo Deportivo, PSG tani e ka venduar çmimin për lojtarin që ka kontratë me klubin deri në vitin 2021.

Juventusi janë takuar disa herë me agjentin e lojtarit dhe interesimi i tyre është konkret.

Ndërkohë që mediat spanjolle ditë më parë Verattin e panë si pasues të Andres Iniestas tek Barcelona.

Në anën tjetër edhe klube si Bayern Munich, Barcelona, Inter dhe Real Madrid, e kanë nën vëzhgim lojtarin.

Italiani u bashkua me PSG-në në vitin 2012 nga Pescara, duke u kthyer në një prej lojtarëve kryesor./Insajderi.com