Vepra “Silentium Est Pax” e Memli Kelmendit, Premierë në Francë

Vepra “Silentium Est Pax” e Memli Kelmendit, Premierë në Francë

Vepra  “Silentium Est Pax” e Memli Kelmendit me datën 16 shtator do të interpretohet në  Les Musicales de Redon – Francë dhe do të interpretohet nga ansambli i mrekullueshëm Ensemble Sottovoce poashtu nga Franca.

“Kjo vepër është kompozuar muajin e kaluar dhe i dedikohet ansamblit “Sottovoce Ensemble” nga Franca. Nga përformancat e tyre që kam dëgjuar, më ka pelqyer jashtëzakonisht tingulli që kanë dhe sidomos repertuari përzgjedhur.Besoj që shumë shpejt do të kemi video incizimin nga koncerti që do të mbahet këtë javë”, tha Memli Kelmendi

Në këtë mbrëmje do të interpretohen vepra nga kompozitorë të njohur botëror si Mozart, Byrd, Philips, Gjeilo, Bosc etj.

“Nous vous invitons à un voyage à travers l’histoire de la musique occidentale et les siècles (Arcadelt, Philips, Byrd, Taverner, Bosc, Gjeilo). Ce voyage se poursuivra jusqu’aux États-Unis, avec des pièces de la compositrice Judith Shatin et du compositeur Stephen Paulus (1949-2014). Nous aurons l’honneur d’interpréter pour la toute première fois la pièce “Silentium Est Pax” ; du jeune et talenteux compositeur kosovare Memli Kelmendi” – Sottovoce Ensemble.

Kompozitorë të njohur si Nobuya Momta (Jaoponi), Florent Gauthier (Francë) etj. kanë kompozuar për këtë ansambël.