Vepra e Da Vinçit shitet për 450 milionë dollarë

Vepra e Da Vinçit shitet për 450 milionë dollarë

Portreti i Krishtit “Salvator Mundi” i realizuar nga i famshmi Leonardo da Vinci është shitur për një shumë rekorde prej 450.3 milionë dollarëve në New York.

Kjo është vepra e fundit e Da Vinçit që ishte pronë private dhe shitja e saj ka thyer rekordin e mëparshëm që e mbante Picasso me veprën “Les Femmes D’Alger” që u shit në vitin 2015 për 179.4 milionë dollarë.

“Salvator Mundi” është blerë nga një blerës i panjohur i cili bëri ofertë përmes telefonit. Lufta e ofertave zgjati gati 20 minuta në shtëpinë e ankandeve në New York.

Në vitin 1958 ajo u shit në ankand në Londër për 60 dollarë. Në atë kohë, piktura në përgjithësi llogaritej të ishte vepër e një ndjekësi të Leonardo dhe jo vepra e vetë Leonardos da Vinçit.

Katër vjet më parë ajo ishte blerë nga një koleksionist rus për 127.5 milion dollarë.