Vendosen ulëse të reja sipas standardeve të FIBA-s

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, do të vizitojë sot Pallatin e Rinisë dhe Sportit në Prishtinë.

Ministri do të qëndrojë aty për të parë nga afër investimet që po bëhen në palestër ku po vendosen ulëset e reja për të zgjeruar sallën në bazë të standardeve të FIBA-s ashtu që palestra të jetë gati për lojërat e Përfaqësueses së Kosovës në basketboll nuk kuadër të kualifikimeve për “Kina 2019”.