Vendos Mourinho: U tregon derën këtyre gjashtë lojtarëve të United

Vendos Mourinho: U tregon derën këtyre gjashtë lojtarëve të United

Jose Mourinho ka vendosur të largojë disa lojtarë në afatin kalimtar të dimrit.

Trajneri i Manchester United, është duke punuar në një strategji afrimesh dhe largimesh nga “Old Trafford”, ku ka vendosur të largojë gjashtë futbollistë, raporton Insajderi

Tekniku portugez është duke planifikuar të përdorë afatin e janarit që të sjellë talente të reja te klubi dhe të lirojë disa lojtarë të cilët shihen si të tepërt te ekipi.

Janë gjashtë emra të cilët janë veçuar si kandidatët e mundshëm për t’u larguar nga Manchesteri: Matteo Darmian, Luke Shaw, Daley Blind, Axel Tuanzebe, James Wilson e Henrikh Mkhitaryan.

Unitedi poashtu besohet se është duke punuar në transferimet e emrave si Gareth Bale, Antoine Griezmann e Mesut Ozil – emra këta vazhdimisht të lidhur me një kalim te ‘Djajtë e Kuq’.

Por, këto transferime kanë më shumë shanse që të ndodhin në afatin kalimtar të verës.

Ekipi i Mourinhos aktualisht mban pozitën e dytë në Premierligë, me 11 pikë prapa rivalit lokal Manchester City.

Unitedi poashtu është në EFL Cup ku këtë javë do të ndeshet me Bristol Cityn dhe përballet me Sevillan në fazën me elinimim direkt të Ligës së Kampionëve. /Insajderi