Vendlindja e presidentit Thaçi pa ujë të pijshëm

Vendlindja e presidentit Thaçi pa ujë të pijshëm

Në Burojë të Skenderajt banorët duhet të bëjnë kilometra të tëra për të siguruar ujë nga burimi. Në këtë fshat ka pesë vjet që është prishur sistemi i ujësjellësit dhe ende nuk është rregulluar.

Musli Duraku, banor i Skënderajt, i pakënaqur tregon që ujësjellësi nuk funksionon dhe kanë shumë mungesë të ujit të pijshëm.

“Në aspektin e ujit nuk kanë punu komuna hiç”, thotë ai. Pos tjerash zoti Duraku tregon që ka shumë njerëz që janë lënduar duke u munduar të marrin ujë nga burimi më i afërt. “Ka njeri që është vra, e ka thy kambën, e ka thy dorën për punë të ujit këtu”, shprehet ai.

Ka pesë vjet që është prish sistemi i ujësjellësit dhe ende nuk është rregulluar, njofton Transmetuesi Publik i Kosovës.

Edhe ky ujësjellës nuk ishte funksional. Banorët tregojnë se asokohe ujë të pijshëm kishin vetëm dy orë.

Zyrtarë komunalë thonë se zgjidhja pritet të bëhet në vitin 2018. /Insajderi.com