Vendimi i parë i Rashitit për Komunën e Shtimes

Vendimi i parë i Rashitit për Komunën e Shtimes

Kandidati i pavarur për kryetar të Komunës së Shtimes, Fatmir Rashiti, ka shpalosur programin e tij në emisionin “Debat Përnime”.

Rashiti ka thënë se vendimi i parë që do të marrë nëse do të vijë në pushtet është inicimi i ndryshimit të statutit për numrin e drejtorëve të drejtorive të Komunës së Shtimes dhe risistematizimi i vendeve të punës.

Ndër të tjera ai tregoi se kush do të jetë pjesë e ekipit të tij me të cilët ai do të udhëheq së bashku. “Ekipi që më mbështet mu është LDK-ja, VV-ja, AAK-ja, NISMA, LB-ja”, tha Rashiti, ndërsa përmendi se për nënkryetarë të Komunës e ka një emër dhe ai është Selim Shabani kryetari i LDK-së, dega Shtime.

Ndryshe në garën e balotazhit të 19 nëntorit Fatmir Rashiti kandidat i pavarur ballafaqohet me Naim Ismailin nga PDK.