“Vendimi i Kushtetueses që favorizoi PDK-në më 2014, tash po i kthehet shpinës”

14.08.2017 11:42
“Vendimi i Kushtetueses që favorizoi PDK-në më 2014, tash po i kthehet shpinës”

Deputetja nga Alternativa, Mimoza Kusari – Lila, gjatë fjalës së saj në Kuvend ka thënë se konsultimet për mbajtje të seancës është dashur të mbahen para zgjedhjeve.

Sipas saj, këtë vit sikurse në vitin 2014 Kosova do të mbesë pa rishikim të buxhetit, e gjithë kjo për mungesën e institucioneve.

“Tashmë është dashur të konsultohen për gjëra tjera. E jo ta thellojnë krizën e cila po bie mbi supet e qytetarëve të Kosovës. Si pasojë do të ketë humbje të mëdha, fatura të papaguara”, ka thënë ajo.

Ajo ka thënë se vendimi i Gjykatës Kushtetuese i vitit 2014 i cili e favorizoi PDK-në, tash po i kthehet në shpinë.

“Vendimi i Gjykatës Kushtetuese i vitit 2014 që e favorizoi PDK-në, tash po i kthehet shpinës”, ka thënë ajo gjatë fjalimit.

Ajo i ka kërkuar falje korit diplomatik të Kosovës, e përfaqësuesve ndërkombëtarë që pritën shumë nga Kosova.

“Shteti trajtohet si plaçkë. Po shihen karrige të zbrazëta para nesh. Për të gjithë këtu duhet ta kemi një të përbashkët. Ta kemi një takim të përbashkët ta caktojmë ditën e konstituimit të Kuvendit”, ka thënë ajo.