Vendimi i Gjykatës për Limajn – fishekzjarre dhe festë në Malishevë

24.11.2017 19:29
Vendimi i Gjykatës për Limajn – fishekzjarre dhe festë në Malishevë

Dega e Nismës për Kosovën në Komunën e Malishevës ka paralajmëruar festë me fishekzjarre në qytet pas lirimit nga akuzat për korrupsion të liderit të partisë, Fatmir Limaj.

NISMA në Malishevë ka njoftuar se festa fillon nga ora 19:00.

“I njoftojmë të gjithë qytetarët e Komunës së Malishevës, anëtarët dhe simpatizantët e Nisma për Kosovën dega në Malishevë, strukturat udhëheqëse të Nisma për Kosovën, që sonte më datë 24/11/2017, në ora 19:00, në Sheshin “Adem Jashari” në Malishevë, do të bëhet ndezja e fishekëzjarrëve me rastin e lirimit nga të gjitha aktakuzat e ngritura ndaj z. Fatmir Limaj, i njohur si rasti MTPT, si dhe të pranishmëve me një fjalë rasti do të i’u drejtohet z. Fatmir Limaj”, thuhet në njoftimin e NISMA-s. /Insajderi.com