Vendimi i Gjykatës Kushtetuese: Arsyet pse Hasan Shala u rrëzua nga posti i kryetarit të Apelit

E ky emërim i Shalës në krye të Gjykatës së Apelit, është konsideruar si i pavlefshëm nga Gjykata Kushtetuese. Kërkesën për ta bërë të pavlefshëm këtë emërim të Shalës, e kishte bërë kundër-kandidatja e tij për kreun e Apelit, Tonka Berisha,

Vendimi i Gjykatës Kushtetuese: Arsyet pse Hasan Shala u rrëzua nga posti i kryetarit të Apelit

Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka konsideruar se Këshilli Gjyqësor i Kosovës nuk ka parashikuar masat e nevojshme për të garantuar zbatimin e parimeve të barazisë, meritave dhe të transparencës, kur emëroi Hasan Shalën në krye të Gjykatës së Apelit.

Më 13 janar të vitit 2017, një komision i Këshillit Gjyqësor të Kosovës e emëroi Hasan Shalën në krye të Gjykatës së Apelit, edhe kandidatja tjetër për këtë pozitë, Tonka Berisha, kishte marrë më shumë pikë sesa ai në intervistimin që u ishte bërë tre kandidatëve për këtë post: Tonka Berisha, Hasan, Shala dhe Xhevdet Berisha.

E ky emërim i Shalës në krye të Gjykatës së Apelit, është konsideruar si i pavlefshëm nga Gjykata Kushtetuese. Kërkesën për ta bërë të pavlefshëm këtë emërim të Shalës, e kishte bërë kundër-kandidatja e tij për kreun e Apelit, Tonka Berisha,

Ajo pretendonte se në procesin zgjedhjes së kryetarit të Apelit, asaj u janë shkelur të drejtat e garantuara me nenin 31 [E Drejta për Gjykim te Drejte dhe te Paanshëm] (ne lidhje me nenin 24 [Barazia para Ligjit]), nenin 32 [E Drejta për Mjete Juridike], nenin 45 [Te Drejtat Zgjedhore dhe te Pjesëmarrjes], nenin 54 [Mbrojtja Gjyqësore e te Drejtave] dhe nenin 108-4 [Këshilli Gjyqësor i Kosovës] te Kushtetutës.

Insajderi ka siguruar aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese për këtë rast. Kushtetuesja e shpalli të pavlefshëm emërimin e Hasan Shalës në krye të Gjykatës së Apelit, për këto arsye:

Gjykata është e vetëdijshme se nuk është detyre e saj te spekuloje se cili kandidat është me i përshtatshëm për pozitën e Kryetarit te Gjykate se Apelit. Gjykata dëshiron te sigurohet se votimi dhe procesi i votimit janë ne pajtim me Kushtetutën, raporton Insajderi.

Pajtueshmëria me standardet kushtetuese, inter alia, perfshin: (i) nje proces te votimit i cili u garanton kandidateve barazi, transparence, siguri dhe hapje; (ii) koherence logjike dhe lidhje ne mes te procesit te votimit dhe përzgjedhjes se kandidatit te zgjedhur bazuar ne zgjedhjen e shprehur në mënyrë demokratike te anëtareve qe votojnë te KGJK-se. 103.

Gjykata është ne dijeni te lirisë se vlerësimit te KGJK-se ne zgjedhjen e kandidatit për pozitën e Kryetarit te Gjykatë se Apelit. Megjithatë, kjo liri nuk eshte absolute dhe nuk mund te interpretohet ne menyre te tille, qe te jete ne kundërshtim me frymën dhe shkronjën e Kushtetutës. 104.

Në përfundim, Gjykata konstaton se mekanizmi i votimit i zbatuar nga KGJK-ja per kandidatet per emërimin e nje kandidati ne pozitën e Kryetarit te Gjykatës se Apelit, nuk ka parashikuar masat e nevojshme për te garantuar zbatimin e mjaftueshëm te parimeve te barazisë, meritave, transparencës dhe te hapjes edhe gjate procesit te votimit.

Si rezultat i këtij procesi te votimit te gabuar dhe jokoherent, te gjithë kandidatet për Kryetar te Gjykatës se Apelit, duke përfshire edhe parashtruesen e kërkesës, ishin vendosur ne një pozite te pasigurisë juridike, pabarazisë dhe përzgjedhjes se pamerituar.

Vendimi i Gjykatës Kushtetuese rreth emërimit të jashtëligjshëm të Hasan Shalës në krye të Gjykatës së Apelit, i publikuar sot: