Vendi ku të gjithë do të marrin të njëjtën pagë

14.03.2017 13:27
Vendi ku të gjithë do të marrin të njëjtën pagë

Islanda thotë se do të jetë vendi i parë në botë që për punëtorët do të ofrojë një pagë të barabartë.

Të njëjtat shuma do t’i marrin të gjithë, pavarësisht nga përkatësia etnike, gjinore, orientimi seksual apo kombësia.

Ky është një projekt i Qeverisë së quajtur “Standard i pagës së barabartë” dhe plani është që të gjitha kompanitë që kanë më shumë se 25 punëtorë të kërkojnë një garanci të pagesës së barabartë.

Vendi synon të tejkalojë ose së paku të zvogëlojë hendekun më 2022, përcjell albinfo.ch.

Se hendeku është i madh, tregojnë punëtorët që braktisën zyrat, dyqanet, fabrikat dhe shkollat në kohën kur është dashur të punojnë.