Vendet e rajonit qëndrojnë më mirë se Kosova në arsim, sipas PISA-s

Vendet e rajonit qëndrojnë më mirë se Kosova në arsim, sipas PISA-s

Programi për Vlerësimin Ndërkombëtar të Nxënësve (PISA) kryhet një herë në tre vjet dhe teston aftësitë e 15-vjeçarëve “në disiplinat kryesore akademike në atë të leximit, matematikë dhe shkencë.

Kosova është radhitur në vendin e 68 në mesin e 70 shteteve, të cilat i janë nënshtruar këtij vlerësimi, raporton Insajderi.

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Arsim Bajrami, ka thënë se rendita e Kosovës qëndron në nivel me vendet e rajonit, ani pse Kosova është e fundit në rajon në këtë studim. Bajrami është arsyetuar se “nuk ka pasur përgatitje për testimin e PISA-s”.

“Tek ne nuk kemi pasur as përgatitje për këtë test, siç bëjnë vendet tjera, që shpërndajnë praktikume, dhe teste të ndryshme në mënyrë që të jenë të gatshëm për këtë test. Por ne jemi në nivelin e vendeve të rajonit.”, ka thënë ai në një intervistë për televizionin Klan Kosova.

Serbia nuk është e përfshirë në këtë studim, ndërsa prej vendeve të Ballkanit, Sllovenia ka përmrësime të larta. Ajo ndodhet në mesin e 15 vendeve më të mira.

Ministri Bajrami ka thënë se “Serbia ka refuzuar të jetë pjesë e këtij testi, sepse ka vlerësuar se nuk ka qenë e gatshme për të”.

Shqipëria zë vendin e 51-të në fushën e shkencës, sa i përket leximit zë vendin e 60-të ndërsa në fushën e matematikës radhitet në vendin e 55-të.

Mali i Zi ka radhitje të ngjashme me Shqipërinë. Ata në fushën e shkencës renditen të 59-ët, në të lexuarit zënë vendin e 53-të ndërsa në fushën e matematikës tri vende më poshtë se Shqipëria, në atë të 52-in.

Maqedonia qëndron prapa Kosovës për një pozitë. Në fushën e Shkencës, shteti jugor fqinj radhitet në vendin e 67-të, gjithashtu edhe në të lexuar renditet në pozitën e 67-të, ndërsa në fushën e Matematikës një pozitë më poshtë, në atë të 66-të.

Vendi më i zhvilluara, i përfshirë në këtë studim është Singapori, i cili zë vendin e parë në të tri fushat: shkencë, lexim dhe matematikë. Pas Singaporit, është Japonia, Kanadaja, Estonia dhe Kina.

PISA ka filluar në vitin 2000, ku rreth 540,000 studentë nga 72 vende morën pjesë në PISA në vitin 2015, me rezultatet e sotme duke zbuluar vendet më të zhvilluara në mbarë botën. /Insajderi.com