Vëllezërit nga Kosova që ndihmuan Amerikën

Vëllezërit nga Kosova që ndihmuan Amerikën

Dy vëllezër me origjinë nga Vushtrria janë bërë shembull në shtetin tej oqeanik, Gëzim Halili së bashku më vëllanë e tij nuk kishin kursyer asgjë për t’i ndihmuar banorët në Amerikë që kishin ngecur në uraganin Harvey.

Ata u bën të njohur për guximin që patën për t’iu dal në ndihmë njerëzve gjatë uraganit Harvey.

“ I kemi marr anijet dhe kemi dal në vendet që kanë qenë të rrezikuar në ujë iu kem ndihmuar njerëzit që kishin ngecur në ujë. Pastaj ju kemi dërguar edhe ndihma”.

“Sot është gjithçka në rregull dhe edhe uji ka dal, e ka lëshuar qytetin. E gjithë kjo ka qenë obligim për shkak se amerikanët i kanë ndihmuar shumë Kosovës”, ka thënë Gëzim Halili për Klan Kosova.